Ribashkohet “Dawson’s Creek”

Bota e Yjeve

Ribashkohet “Dawson’s Creek”

Më: 29 mars 2018 Në ora: 12:09
Katie Holmes, James Van Der Beek, Joshua Jackson dhe Michelle Williams pozuan bashkë për “Entertainment Weekly” dhe secili prej aktorëve pati kopertinën e tij të veçantë.

Miliona njerëz e kanë parë në fundin e viteve ’90 serialin e famshëm prej 6 sezonesh “Dawson’s Creek”.

Kasti i këtij seriali u bashkua për një set fotografik për kënaqësinë e fansave të tyre, në 20-vjetorin e një prej “show”-ve më të dashur televizivë.

Katie Holmes, James Van Der Beek, Joshua Jackson dhe Michelle Williams pozuan bashkë për “Entertainment Weekly” dhe secili prej aktorëve pati kopertinën e tij të veçantë.

“Të gjithë jemi takuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre viteve, por nuk besoj se jemi takuar të gjithë bashkë”, tha Katie Holmes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat