Një femër si Megan Fox

Bota e Yjeve

Një femër si Megan Fox

Më: 26 mars 2018 Në ora: 13:16
Megan Fox

Ish-aktorja e Transformers është dukur sensacionale duke iu treguar fansave se çfarë do të thotë sikur të ftoheni në shtrat me Megan.

Së fundi, 31-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, është paraqitur me xhinse dhe të brendshme të tejdukshme prej lëkurës.

Ajo është paraqitur në publik në të njëjtën ditë kur Variety raportoi se bukuroshja do të bashkohej me ish-kolegun e saj Josh Duhamel nga Transformes në komedinë e re familjare, Think Like A Dog.

Fox është e martuar me Brian Austin Green dhe kanë tre fëmijë. Ata ishin takuar në vitin 2004, para se të bënin kërkesë për divorc në vitin 2015. Megjithatë, një vit më vonë ata hoqën dorë nga divorci dhe u ribashkuan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat