Kim Kardashian e bukur edhe në një dyqan për fëmijë

Bota e Yjeve

Kim Kardashian e bukur edhe në një dyqan për fëmijë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:44
Kim Kardashian

Ajo është një nënë shumë e butë për fëmijët e saj.

Kim Kardashian edhe njëherë dëshmoi se ajo vazhdon t’i jap përparësi fëmijëve të saj, kjo për arsye se ditën e djeshme u pa përderisa po vizitonte një dyqan për fëmijë në Los Aanxhelos, shkruan Daily Mail.

Kardashian u pa teksa po i blinte dhurata të mëdha fëmijëve të saj, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen më shumë ishte pamja e Kim Kardashian.

37 vjeçarja shihej se ishte veshur  qartë për përgatitje për një ditë me shi. E veshur me një triko ngjyrë blu të ndezur dhe një bluzë të lirshme e të trash për tu mbrojtur nga të ftohtit.

E pamja e saj si gjithmonë bëri që të gjithë të kthejnë kokën në rrugën ku kalonte ajo.

Ylli po ashtu tregoi edhe fizikun e saj me të cilin ka kohë që është duke punuar në palestër, e bashkë me fizikun ajo tregoi edhe fytyrën e saj të bukur e grimuar me një shtresë kozmetike, duke përfshi një hije të zezë tek sytë.

Megjithatë Kim edhe pse hyri në dyqan të fëmijëve ajo nuk i kishte të vegjlit e saj me vete.

Ndryshe, Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë së bashku, dy vajza dhe një djalë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat