Cindy Crawford bëhet nostalgjike

Bota e Yjeve

Cindy Crawford bëhet nostalgjike

Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:31
Cindy Crawford

Duket se dimri dhe temperaturat e ftohta që e karakterizojnë, nuk janë të preferuarat e saj.

E për këtë arye modelja Cindy Crawford, është bërë nostalgjike për stinën e verës, pasi në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një foto me bikini.

Modelja e “Vogue” krah fotos së publikuar shpreh kënaqësinë që më në fund po vjen pranvera, ndaj dhe rrobat e banjës që ajo ka publikuar janë me lule të shumta, shënjë e pranverës.

Foto e publikuar nga 52 vjeçarja është bërë në Nineties, në kohën kur ajo ishte supermodelja më e kërkuar e stilistëve të famshëm si Versace dhe Givenchy, dhe ishte në kopertinat e revistave më të njohura si Elle dhe Vogue.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat