Dukesha Kate Middleton gati të lind fëmijën e tretë

Bota e Yjeve

Dukesha Kate Middleton gati të lind fëmijën e tretë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:37
Kate Middleton

Asaj i kanë mbetur edhe pak javë për të lindur fëmijën e tretë, por nuk ka pushim për dukeshën e Kembrixhit e cila po vazhdon me orarin e ngjeshur të aktiviteteve.

Kate, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në një simpozium të akademikëve kryesorë dhe organizatave bamirëse që përkrahin fëmijët.

Fondacioni Mbretëror i Kate ka organizuar ngjarjen në Londrën qendrore në shoqërinë mbretërore të mjekësisë dhe do të kryesohet nga presidenti i institucionit, Profesor Sir Simon Wessely.

Ajo ka shkëlqyer në një fustan me ngjyrë të gjelbër, Dukesha ka një interes të madh për çështjen e krijimit të një platforme solide sociale dhe emocionale për të rinjtë, për t’i përgatitur ata me sfidat e jetës së mëvonshme dhe për të shmangur problemet mendore dhe psikologjike.

Kureshtja e saj për këtë temë u nxitë nga interesi i saj për çështje si varësia, efektet e ndarjes së familjes dhe vizitat e saj në organizatat bamirëse dhe mbështetëse.

Kjo veprimtaria do të sjellë së bashku akademikë, hulumtues, praktikantë, edukatorë dhe bamirësie për të eksploruar çështje të tilla si shëndeti mendor, mbështetje prindërore, këshilla dhe burime për shkollat dhe edukatorët.

Ndërsa, Kate pritet që të lindë fëmijën e saj të tretë gjatë muajit të ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat