Ajo e mbajti sekret gjithë shtatzëninë e saj dhe kështu postoi fare pak edhe në rrjete sociale.
Por, tani bebi Storni është këtu dhe Kylie Jenner është rikthyer me postimet e saj në rrjete sociale, sidomos në Instagram, përcjell Bota sot.
Ylli i familjes Kardashian ka publikuar të hënën një foto në llogarinë e saj në Instagram, derisa tregon fizikun e saj për mrekulli pas lindjes.
E veshur në të zeza derisa bën selfie në pasqyrë, Kylie ka zbuluar sekretin, e që është korseti që ajo mbanë në bel, njësoj sikur edhe motrat e saj, të cilat më herët kanë publikuar foto të ngjashme.
E zbuloi sekretin e tyre më në fund Kylie./BS/