“Më thanë t’ua tregoja...”

Bota e Yjeve

“Më thanë t’ua tregoja...”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:48
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka treguar për një incident që ka ndodhur gjatë xhirimit të njërit nga filmat e saj të parë.

Gjatë një interviste me Harper’s Bazaar, ylli i Shades of Blue ka zbuluar se ajo ishte keqtrajtuar seksualisht nga një regjisor filmi, emrin e të cilit nuk e ka përmendur.

“Ai më tha të hiqja fanellën dhe t’i tregoja gjinjtë. Por, a e bëra unë? Jo, nuk e bëra”, ka shpjeguar ajo.

Ajo thotë se është ndierë e tmerruar në ato momente.

“Zemra po më rrihte shumë, sikur donte të dilte nga gjoksi, duke menduar se çfarë do të thotë kjo? Ishte njëri nga filmat e mi të parë”, tha J-Lo.

Jennifer Lopez është njëra ndër yjet e Hollywoodit, e cila i është bashkuar Lady Gaga, Gwyneth Paltrow dhe Gabrielle Union, të cilat kanë folur për keqtrajtime seksuale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat