Eva Longoria e ka një “hall” - Bota Sot
Eva Longoria e ka një “hall”

Bota e Yjeve

E shtunë, 23 qershor 2018

Eva Longoria e ka një “hall”

Më: 10 mars 2018 Në ora: 17:32
Eva Longoria

Së fundmi ajo zbuloi se ishte “në qiellin e shtatë” për faktin që është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Jose Baston.

Eva Longoria në videon e postuar në instagram u tregoi ndjekësve se tashmë e ka problem t’i veshë ca rroba për shkak të fizikut të ndryshuar.

Në klip, aktorja 42-vjeçare rrezatonte pozitivitet derisa e vinte në pah barkun e fryrë, e veshur me një bluzë ngjyrë kremi.

Ndjekësve të saj ajo u thoshte: “A mund t’ju tregoj që bluzat e mia nuk më zënë më tek pjesa e barkut? Përpiqem t’i mbaj poshtë dhe ata thjesht vetëm kthehen lartë”.

Ashtu siç jemi mësuar ta shohim gjithnjë, Longoria dukej e kuruar deri në detaje dhe tërheqëse si gjithnjë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test