Jennifer Lopez në darkë romantike me Alex Rodriguez

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez në darkë romantike me Alex Rodriguez

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:08
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ata janë në lidhje që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, mirëpo daljet e tyre romantike janë si të takoheshin për herë të parë.

Të mbushur me buzëqeshje Jennifer Lopez e Alex Rodriguez janë parë mbrëmjen e së enjtes në restorantin “Craig’s” në Los Angeles, ku shijuan një darkë romantike.

Çifti janë fotografuar duke mbajtur duart përderisa dilnin nga restoranti.

Lopez natyrisht kishte një dukje fantastike e veshur në xhinse dhe një këmishë transparente, përderisa Alex i kombinoi xhinset me një xhaketë ngjyrë krem.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat