Geta Beqa vë në pah linjat trupore dhe tregon ushtrimin e saj të preferuar

Bota e Yjeve

Geta Beqa vë në pah linjat trupore dhe tregon ushtrimin e saj të preferuar

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 09:37
Geta Beqa

Geta Beqa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kohë pas kohë publikon fotografi dhe video nga angazhimet e përditshme për të mbajtur gjithmonë trupin në formë.

Bukuroshja, e cila dikur ishte këngëtare dhe aktore, tash është shndërruar në një yll ‘bodybuildingu’ dhe një instruktore e suksesshme fitnesi.

“Nuk jam e veçantë, por jam nga të rrallat”, është përshkrimi i një fotografie në Instagram.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 104 mijë ndjekës, ajo i vë në pah linjat trupore që admirohen nga të gjithë.

Ditë më parë, ajo e ka publikuar edhe një video, në të cilën tregon se cili është ushtrimi i saj i preferuar.

Në një intervistë, kampionia e ‘bodybuildingut’ e kishte cilësuar vitin 2017 si një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj.
Ajo arriti t’i bëjë krenarë shqiptarët me sukseset e shumta jashtë vendit duke fituar shumë medalje dhe trofe në gara të ndryshme.

Njëherësh, bukuroshja kishte përmendur edhe disa prej synimeve të saja për të ardhmen.

“Tani jam atlete në IFBB Pro, tani garoj vetëm në gara profesionaliste, dhe po përgatitem për një vit tjetër edhe më të suksesshëm”, ishin fjalët e Getës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat