“Bella Mafia”, kanadezet që u kapën me 95 kg kokainë

Bota e Yjeve

“Bella Mafia”, kanadezet që u kapën me 95 kg kokainë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:13
Melina Roberce, Andre Tamine

Në gusht të 2016 u përpoqën që të fusin në rrugë detare një sasi të madhe droge, me një vlerë prej 21 milionë dollarësh në Australi.

Por, autoritetet vendase ranë në gjurmët e tyre, të sinjalizuara më herët nga amerikanët.

Melina Roberce, 23 vjeç, Andre Tamine 24, pranuan se në bashkëpunim me pornostaren kanadeze Isabelle Lagace u përpoqën të fusnin në Sidnej 95 kilogramë kokainë të fshehur në katër valixhe.

Grupi i vajzave udhëtoi për 51 ditë në një traget turistik. Roberce dhe Tamine, që të dyja shtetase kanadeze rrezikojnë burgun përjetë, ndërkohë që pornostarja Isabelle Lagace u dënua në nëntor me 4 vite e gjysmë burg për rolin e luajtur në trafik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat