Jennifer Lopez feston 10 vjetorin e binjakëve

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez feston 10 vjetorin e binjakëve

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Jennifer Lopez

Ajo solli në jetë dy binjakët e saj, Max dhe Emme, dhjetë vite më parë me ish bashkëshortin e saj, Marc Anthony.

Sot 48-vjeçarja, Jennifer Lopez, ka festuar 10 vjetorin e tyre të lindjes.

Aktorja dhe këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram momente të shkurtra nga festimet me binjakët e saj, duke shkruar se ardhja e tyre në jetë i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Në festimet e ditëlindjes këngëtarja shfaqej mjaft e lumtur së bashku me dy fëmijët e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat