Zbulohet fustani i dasmës së Meghan Markle?

Bota e Yjeve

Zbulohet fustani i dasmës së Meghan Markle?

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:04
Prince Harry dhe Meghan Markle

Aktualisht po planifikon martesën e saj me Hugo Taylor, por gjithashtu duket se ajo do të ndihmojë edhe në përzgjedhjen e fustaneve të nusërisë së Meghan Markle.

Bëhet fjalë për Millie Mackintosh, e cila duket se do të ketë një rol kyç në organizimin e dasamës mbretërore, e cila është planifikuar në 19 maj të këtij viti.

Këtë të hëne Millie është fotografuar në Londër, duke mbajtur në dorë një veshje të bardhë, e cila dyshohet se është fustani i nusërisë së Meghan.

Ish-ylli i Made In Chelsea, 28 vjeçarja, e cila që prej korrikut është angazhuar në përgatitjen e dasmës, u shfaq në fotot e publikuara ndërsa zbriste nga makinë me fustanin në duar, sigurisht të mbuluar, për të shmangur zbulimin e tij përpara 19 majit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat