Ja si duket femra me të cilën gati u martua Angelina Jolie

Bota e Yjeve

Ja si duket femra me të cilën gati u martua Angelina Jolie

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:03
Angelina Jolie e ka njohur aktoren Jenny Shimizu për herë të parë gjatë xhirimit të filmit

Lidhjen me Jenny Shimizu, Angelina e ka mbajtur me vite, madje kur ishte në lidhje edhe me meshkujt tjerë.

Për këtë ka folur disa herë edhe vetë Angelina Jolie.

Ajo ka njohur aktoren Jenny Shimizu për herë të parë gjatë xhirimit të filmit 'Foxfire', edhe pse gjatë asaj kohe ishte e martuar me Miller.

Jolie në një rast kishte deklaruar se është dashuruar në Jenny në shikim të parë dhe kanë mbajtur lidhjen me vite të tëra, madje edhe kur Angelina ishte me meshkuj të tjerë.

“Unë ndoshta do të martohesha me atë. Isha e befasuar, sepse pata të njëjtat ndjenja për të ashtu si ndaj meshkujve”, kishte deklaruar më herët Angelina.

Jenny Shimizu sot është në lidhje me Michelle Harper, me të cilën është martuar para tri vjetësh.

Jolie para një viti është ndarë nga Brad Pitt me të cilin ka gjashtë fëmijë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat