Të gjitha fotot ‘hot’ të Rita Orës që ‘ndezën’ Prishtinën dhe një gafë e ‘Daily Mail’

Bota e Yjeve

Të gjitha fotot ‘hot’ të Rita Orës që ‘ndezën’ Prishtinën dhe një gafë e ‘Daily Mail’

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:41
Rita Ora

Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkëatdhetarët e saj.

Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Portali britanik, ku po bën karrierë 27-vjeçarja, ‘Daily Mail’ ka publikuar disa imazhe mahnitëse të këngëtares sonë.

Por ndërkohë që shumë nga mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar koncertin e Rita Orës në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lajmi i tabloidit britanik “Daily Mail”, ka rënë në sy për një gabim, jo të vogël.

“Rita Ora feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës”,- thuhej në titullin e artikullit, që më pas nënvizon takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme.

Gafa e “Daily Mail”, me emrin e Kosovës nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërkohë që ky tabloid i ka dedikuar edhe artikuj të tjerë koncertit madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.

“Ajo u kthye në vendin e saj të origjinës në Kosovë për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë nga Serbia. Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë”,- shkruan “Daily Mail”.

Mëngjesin e sotëm, vetë Rita ka publikuar një status falënderimi dhe disa foto, në instagramin e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat