Daily Mail: Rita Ora krenare që ndezi vendlindjen për Pavarësi

Bota e Yjeve

Daily Mail: Rita Ora krenare që ndezi vendlindjen për Pavarësi

Nga: A.Zh Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 08:07
Rita Ora mbrëmë në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka dhuruar mbrëmë një koncert madhështor në qiell të hapur në Prishtinë, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Koncerti i saj nuk i ka ikur as gazetës më të madhe britanike Daily Mail, e cila në një artikull të veçantë, ka shkruar se Rita Ora, nuk i ka zhgënjyer fansat e saj shqiptarë të shtunën, përcjell Bota sot.

Ylli i hitit “Anywhere”, sipas Daily Mail, ka shkëlqyer me veshjen kuq e zi, duke treguar format e saj të pabesueshme trupore.

Bukuroshja bjonde, e cila nga viti 2015, është ambasadore nderi e Kosovës, me krenari iu ka drejtuar fansave të sajj në gjuhën shqipe, duke ua uruar atyre pavarësinë.

Befasia e Ritës, ishte “Vallja e Shotës”, të cilën ajo e kishte kombinuar me hitin “Black Widow”.

Në koncertin e këngëtares shqiptare, kanë marrë pjesë rreth 300 mijë njerëz./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat