Bleona duket bukur në pozat bardhezi

Bota e Yjeve

Bleona duket bukur në pozat bardhezi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 09:35
Bleona Qereti

Bleona Qereti ka vazhduar me aktivitetin e saj në rrjetet sociale duke publikuar fotografi që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Kësaj radhe imazhet e postuara nga këngëtarja janë bardhezi, ndërsa ajo duket shumë bukur. Disa prej fotografive janë të shoqëruara edhe me mesazhe.

Në njërin prej imazheve, Bleona ka pozuar nga prapa e veshur vetëm me të brendshme.

“Nuk ka konkurrencë kur e manifestoni linjën tuaj”, është njëra prej thënieve që këngëtarja e ka zgjedhur ta postojë.

38-vjeçarja qe një kohë nuk ka sjellë ndonjë material të ri muzikor, mirëpo nuk ka munguar prezenca e saj në faqet rozë falë aktivitetit në rrjetet sociale.

Ditë më parë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do ta sjellë këngën e re. Ajo publikoi fotografi dhe video nga studioja duke përgatitur projektin e ri.

Kënga mban titullin “Boy Gone Bad”, këngëtarja i paralajmëroi fansat që të jenë në pritje të materialit të ri muzikor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat