Lindsey Vonn kërkon të dashur për të festuar

Bota e Yjeve

Lindsey Vonn kërkon të dashur për të festuar

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:04
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, prej disa kohësh është beqare, që prej ndarjes nga Kenan Smith. Aktualisht sportistja është impenjuar në Lojërat Olimpike Dimërore, në Peyongchang të Koresë së Jugut, por duket se e ndjen ‘ftohtësinë’ e të qenit vetëm.

Në një status në Twitter, Vonn shkruante se ndihej vetëm dhe e përqendruar te garat, por kishte edhe një ftesë.

“Pra është festa e Shën Valentinit. Thuajse e kisha harruar, sepse jam vetëm dhe jam e përqendruar te garat. Më pas, nëse ka ndonjë tjetër që është single dhe dëshiron të bëhet Valentini im…”, ishte mesazhi i Vonn në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat