E vërteta e lidhjes së Shpat Kasapit me vajzën marokene

Bota e Yjeve

E vërteta e lidhjes së Shpat Kasapit me vajzën marokene

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:54
Shpat Kasapi dhe vajza marokene

Ka publikuar foto me një vajzë marokene në rrjetin social Instagram, ndërkohë fansat e tij dhe mediat aluduan se bukuroshja është e dashura e tij.

Këngëtari Shpat Kasapi, i ftuar në studion e PopCulture, ka zbuluar të vërtetën e fotos së publikuar duke shpjeguar se vajza është mikeshë dhe jo e dashura e tij: “Vajza në foto nuk është e dashura ime, është thjesht mikeshë shumë e mirë”.

Ndërkohë Shpati ka zbuluar gjatë intervistës së tij edhe vëndet më të çuditshme ku ka dhënë autografe në trupin e vajzave: “Kam dhënë autografe në shumë vënde të çuditshme, si psh në gjoksin e vajzave apo në këmbët e tyre. Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë. Periudha kur fitoja më shumë para ishte në vitet 2000”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat