Ingrit Gjoni surprizon fansat, bëhet nuse

Bota e Yjeve

Ingrit Gjoni surprizon fansat, bëhet nuse

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Ingrit Gjoni

Ingrit Gjoni gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me fotografitë që publikon në “Instagram”, pasi shfaqet me ndonjë look të ri ose shumë provokuese.

Por këtë herë këngëtarja habit ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi shfaqet si nuse. Dhe jo një nuse e zakonshme, por një nuse me pantallona të shkurtra.

Ajo i ka habitur të gjithë fansat me setin e ri fotografik. Me vello, pantallona të shkurtra të bardha, bluze e taka të kuqe dhe një buqetë lulesh në dorë, këngëtarja shfaqet shumë ndryshe këtë herë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Ingriti është “Fustani pika pika”, këngë e cila është pëlqyer shumë, ndërsa për ndonjë projekt të ri këngëtarja nuk ka njoftuar ende.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat