Biondja seksi ndryshon look, ja si duket Kristela Gjoka

Bota e Yjeve

Biondja seksi ndryshon look, ja si duket Kristela Gjoka

Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:44
Kristela Gjoka

Dy vite më parë, Kristela Gjoka u kthye në një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar për martesën dhe më pas ndarjen me Nogën.

Pas lajmeve të shumta për ndarjen e çiftit, modelja dhe moderatorja vendosi që të largohej për disa kohë nga vëmendja publike, duke mos postuar asnjë fotografi në llogaritë e saja në rrjetet sociale.

Pas shumë kohësh, Kristela ka publikuar një foto nga pushimet, ku tregon edhe pamjen e saj të re. Siç vihet re, modelja e cila shfaqet e ulur buzë një pishine, nuk është më bionde.

Ndërsa për sa i përket jetës së saj private që nga ndarja me Nogën, Kristela nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat