Elisa Çaushi: Pozat topless në Londër, ja pse fantazitë e mia erotike i kalojnë ato të “50 hijet e Greit”

Bota e Yjeve

Elisa Çaushi: Pozat topless në Londër, ja pse fantazitë e mia erotike i kalojnë ato të “50 hijet e Greit”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:59
Elisa Çaushi

Është 29 vjeçe dhe “single mother” e djalit 2 vjeç e gjysmë, Leo. Por statusi i nënës nuk e pengon aspak Elisa Çaushin e “Big Brother 4” të vazhdojë karrierën si modele part-time me poza shumë provokuese. Vajza e bukur që erdhi nga Londra për të qenë protagoniste e reality show-t gjashtë vite më parë, rrëfen jetën që bën në Angli dhe fantazinë erotike që fshihet pas fotove të reja topless.

Sapo ke realizuar një set fotosh “hot” në Londër ku shfaqesh topless. Cili është angazhimi yt si modele part-time?

Part-time do të thotë që bëj 2-3 punë si modele në javë, pasi s’kam kohë për më shumë. Edhe nuk e fsheh që kam dëshirë. Fotot provokuese edhe me veshje intime i ke realizuar tashmë që je nënë e një djali.

Ndjen ndryshime në fizikun tënd kur pozon si fotomodele e zhveshur?

Po. Këto foto janë bërë tani në fund të nëntorit, dhe që djalin e kam 2 vjeç e gjysmë. Tani si fotomodele në këtë moshë ndihem shumë konfidente me fizikun tim. Jam me shumë fat!

Nga topless te pozat provokuese. E kishe të vështirë t’i realizoje dhe si u pritën nga ndjekësit këto foto?

Fotot provokuese ishin një eksperiment i imi nëse do ta shtyja veten deri në atë pikë të re si femër. Dhe rezultati i fotove është një art, duke qenë se zbulova një konfidencë me veten. Për të tjerët nuk mund të flas, pasi njerëzit janë të ndryshëm në kapacitetet e tyre se si mendojnë dhe çfarë besojnë. Por unë tani këtë e kam profesion dhe do ta vazhdoj, se më sjell dhe lekë që t’i plotësoj gjërat që më duhen në jetën e përditshme.

Duket sikur je frymëzuar nga skenat erotike të “50 hijet e Greit”.E gjen veten tek ai film?

Po, shumë e gjej veten tek ai film, por unë them që vetë kam mbi 50 të tilla. Unë jam 99 hije të ngjyrës gri. (qesh) Këto janë fantazitë dhe imagjinata ime, plus eksperienca në tema të tilla.

Në fotot e reja mendon se josh më shumë meshkujt apo femrat, dhe ke marrë ndonjë mesazh privat që të ka bërë përshtypje?

Normale që më shumë meshkujt. Meshkujt janë vizualë sa i takon perceptimit dhe reagojnë direkt. Kam marrë mesazhe nga më të ndryshmet, por nga persona që më mbështesin.

Je 29 vjeçe dhe mami single, ndihesh e re për t’ia nisur nga e para në dashuri?

Jam 29 vjeçe dhe dukem si 22, më thonë. “Single mother” është e vështirë, por falënderoj familjen time, motrën time Enin, mamin Arta, babin dhe nusen e tij, Brezen. Këta njerëz i kam afër meje shumë, dhe më ndihmojnë me djalin jashtë mase. T’ia fillosh dashurisë nga e para nuk është kurrë vonë. Dashuria nuk ka moshë.

Po martesa, është ndër planet e tua?

Martesën nuk e synoj aspak. Nuk e kam në listën time të dëshirave.

Publiku shqiptar të ka parë në lojën e “Big Brother”, çfarë kujton nga ajo loje dhe cilin do të veçoje mashkullin më tërheqës në atë shtëpi?

“Big Brother” ishte një nga aventurat më të bukura të miat, çdo gjë më kujtohet, dhe janë kujtime shumë të bukura. Mashkulli më tërheqës në shtëpinë që isha unë ishte Algen Nikolla. Vijon të jetë një mik i imi shumë i afërt deri më sot, që kanë kaluar 6 vjet.   

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat