Morena martoi vëllanë, ndërsa kështu i drejtohet kunatës së saj

Bota e Yjeve

Morena martoi vëllanë, ndërsa kështu i drejtohet kunatës së saj

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:56
Morena Taraku me vëllain dhe nusen e tij

Ditë më parë familjes Taraku iu shtua edhe një anëtare.

Kjo për faktin se modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku ka martuar vëllain e saj.

Por kjo ishte një dasmë më ndryshe, e organizuar vetëm me rrethin e ngushtë të familjes dhe miqve në një vend shumë të bukur ku gjithçka dukej për mrekulli.

Edhe çifti i sapomartuar dukej aq bukur të veshur thjesht dhe elegantë.

E si duket ardhja e nuses në shtëpi e ka gëzuar këngëtaren Taraku.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi të kunatës së saj të cilës i drejtohet me “Princeshë”.

“Taraku’s Princess ???? R&P”, kishte shkruar ajo.

Sipas kësaj që ka shkruar Morena, duket se ajo ka shumë raporte të mira me bashkëshorten e vëllait.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat