Tifozja më e bukur e Interit: Brozovic, më në fund i meritove puthjet e mia

Bota e Yjeve

Tifozja më e bukur e Interit: Brozovic, më në fund i meritove puthjet e mia

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 08:25
Nadia Foster

Tifozja më atraktive e Interit, Nadia Foster (e njohur si April Summers), e ka uruar skuadrën pas fitores kundër Beneventos.

Nerazzurrët fituan me rezultat 2-1 në udhëtim, ndërsa të dy golat e skuadrës mysafire i shënoi Marcelo Brozovic.

Ndërsa April është kujdesur që protagonisti i ndeshjes të marrë një urim të veçantë nga ajo.

“Të lumtë Brozovic, ndoshta më në fund i meriton puthjet e mia”, ka shkruar bukuroshja në Twitter.

Postimin e saj e ka shoqëruar me disa fotografi, në të cilat ka pozuar me bikini.

Summers është një modele angleze, e cila nga viti 2011 e deri më tani ka qenë disa herë në ballinat e revistës Playboy, në edicionet e vendeve, si Franca, Brazili, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krahas të qenit pjesë zyrtare e revistës amerikane Maxim, April paraqitet rregullisht në gazetat dhe revistat në Itali dhe Amerikën Jugore, ndërsa njihet si një maskotë e klubit të Interit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat