Aktori i njohur i filmave Kevin Hart është kapur në flagrancë duke tradhtuar.
Pasi që xhirimi është publikuar, Hart i është sqaruar bashkëshortes së tij shtatzënë dhe fëmijëve për shkak të tradhtisë.
Jo shumë kohë pasi që audio-xhirimi eksplicit me një grua të panjohur u publikua në internet, aktori ka gjetur momentin për të folur për media.
Ai në një video emocionuese në Instagram ka konfirmuar se ka tradhtuar bashkëshorten.
“Nuk jam i përkryer, dhe nuk do të them se jam dhe për këtë arsye duhet marrë vendime të mençura, por unë këtë nuk e kam që një kohë të gjatë. Kam bërë gabim. E di se do të lëndoj të afërmit e mi, ata me të cilët kam biseduar dhe jam sqaruar, me gruan dhe fëmijët e mi. E di se kam gabuar dhe për sjellje të gabuara nuk ka justifikim. Më duhet më jem më i mirë”, ka deklaruar Hart.
Ai ka konfirmuar se për shkak të xhirimit kontestues është shantazhuar dhe se i është kërkuar një shumë disa milionëshe.