Rita Ora kalon një natë të paharrueshme me Neymar dhe Hamilton

Bota e Yjeve

Rita Ora kalon një natë të paharrueshme me Neymar dhe Hamilton

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:45
Rita Ora me Neymar dhe Hamilton

Lewis Hamilton u kthye në Londër për të shijuar një darkë të këndshme me shokun e tij, Neymar , yllin e  skuadrës së Paris Sant -Germain.  Hamilton shkëlqeu dhe triumfoi në garën e Formula 1 në Singapor. 

Braziliani postoi  një foto me mikun e tij më të mirë në historinë e tij në rrjetin social Instagram. Yjeve të botërorit iu bashkuan dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe  modelja hungareze e Victoria’s Secret  Barbara Palvin. Më pas, Hamilton dhe Neymar frekuentuan lokalin Miu Miu, ku performoi Rita Ora, kurse e pranishme ishte edhe modelja Winnie Harlow.

Nuk është hera e parë që Rita Ora shihet me Hamiltonin, por me Neymarin është hera e parë që ajo është parë të shoqërohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat