Sexy mama si Ciara!

Bota e Yjeve

Sexy mama si Ciara!

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 19:59
Ciara

Mami Ciara po duket mrekullueshëm.

Këngëtarja 31 vjeçare ka bërë paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq, qysh prej se ka lindur vajzën e saj, Sienna.

Ciara është paraqitur në Javën e Modës në New York për pranverën e vitit 2018-të.

Këngëtarja e shumë hiteve ka treguar se është në formë të mirë trupore derisa kishte veshur një fustan të zit ë gjatë me një hapje të gjatë prapa shpinës.

Ajo është përkujdesur që pamjen e saj elegante e shumë seksi ta ndajë edhe me fansat e saj, pasi ka postuar disa fotografi dhe një video nga kjo ngjarje në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat