Kjo aktore kritikohet për stilin e veshjes

Bota e Yjeve

Kjo aktore kritikohet për stilin e veshjes

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 21:43
Ariel Winter

Aktorja e re Ariel Winter është e njohur nga publiku për nga seriali “Familja moderne”.

Nëntëmbëdhjetëvjeçarja vazhdimisht është në qendër të kritikave.

Ajo në fakt është tepër provokuese, të paktën kur është në pyetje stili i veshjes.

Aktorja di që të shokojë fansat me veshjen e shkurtër dhe tepër seksi, për shkak të të cilave shpesh merr kritika nga njerëz, të cilët mendojnë se është duke e tepruar me zhveshje.

Pas postimit të fotografisë së fundit në Instagram, Winter mori një sërë kritikash. Ariel u zemërua nga komentet e tilla dhe vendosi “të qërojë” hesapet me fansat.

“Jam e nervozuar me komentet se si jam veshur dhe me ide se për mua nuk është në rregull të vishem ashtu. Është vera, është nxehtë, normalisht që do të vesh rroba të shkurtra. Kjo që unë vesh rroba të tilla nuk ka të bëjë asgjë me moralin tim. Nuk jam k..., pasi vesh pantallona të shkurtra. Unë jam vajzë krejtësisht normale. Pantallonat e shkurtra më rrinë shkëlqyeshëm”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Winter ka porositur qartë fansat që të lënë femrat e reja rehat, pasi të gjithë kanë jetën e tyre.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat