Eva Mendes ha drekën dhe darkën e njëjtë çdo ditë

Bota e Yjeve

Eva Mendes ha drekën dhe darkën e njëjtë çdo ditë

Më: 1 prill 2017 Në ora: 12:22
Eva Mendes

Aktorja e famshme Eva Mendes në një intervistë për revistën “Shape” ka treguar që është mjaft e disiplinuar kur vjen puna tek ushtrimet dhe ushqimi.

Aktorja e “The Place Beyond the Pines” ka treguar që ha çdo ditë të njëjtën darkë dhe drekë.

“Zakonisht filloj ditën me vezë. Më duken të magjishme – mund të bëni gjithçka me to. Megjithatë zakonisht ha vezë të tundura dhe një copë buke të thekur. Ndërsa për darkë zakonisht ushqehem me salmon dhe oriz, natyrisht këtu përfshihet edhe sallata. Dhe të njëjtën e ha edhe për darkë” ka thënë Mendez.

Tutje ajo ka shtuar që është shumë në lëvizje me dy fëmijët e vegjël, Esmeralda dhe Amanda, të cilët i ka me aktorin Ryan Gosling.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat