Melania Trump merr kritika negative për shkak të kostumit

Bota e Yjeve

Melania Trump merr kritika negative për shkak të kostumit

Më: 2 mars 2017 Në ora: 22:31
Melania Trump

Kombinimi i veshjes me të cilën Melania Trump kishte përcjellë fjalimin e bashkëshortit të saj para Kongresit amerikan ka shkaktuar debat.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të parë para Kongresit amerikan. Pas tij në atë moment ndodhej edhe bashkëshortja  Melania Trump. Zonja e parë e SHBA-ve sërish është munduar që të duket pafundësisht bukur, por shumë amerikanëve nuk iu ka pëlqyer edicioni i saj i modës.

“Melania dukej se në çdo momente do të këndonte ndonjë këngë të Katy Perry”, ka shkruar njëra nga përdorueset e rrjeteve sociale.

Një tjetër përdorues kishte shkruar se mandati i Trump është një cirkus i vërtetë.

Pluhur është çuar edhe për shkak të dekoltesë së Zonjës së Parë, e cila në pjesën tjetër të botës është krejt normale, por për pjesën amerikane është shokuese dhe që mori kritika të shumta në rrjetin social Twitter. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat