Alessandra Ambrosio, më seksi se kurrë në setin e ri

Bota e Yjeve

Alessandra Ambrosio, më seksi se kurrë në setin e ri

Nga: Bota Sot Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:55
Alessandra Ambrosio

Tek ne temperaturat janë në minus, por Alessandra Ambrosio pikërisht tani ka gjetur kohën për pushime të nxehta.

Supermodelja braziliane, e cila po qëndron në Bahamas, ka publikuar të martën disa imazhe, të cilat e shfaqin më në formë se kurrë, përcjell Bota sot.

Ylli 35-vjeçar, përveç pushimit, kohën e bukur në peisazhin përrallor po e shfrytëzon edhe për realizimin e setit të ri fotografik.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, “ëngjëlli” i “Victoria’s Secret” shfaqet e veshur me bikine, me të cilat zbulon asetet e saj vrasëse.

Bashkë me Alessadrania-n po qëndrojnë edhe yjet tjera si Emily Ratajkowski, Bella Hadid dhe Hailey Baldwin./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat