Vjollca me koleksione të reja për dimër

Bota e Yjeve

Vjollca me koleksione të reja për dimër

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:22
Diana Avdiu

Të gjithë ata persona që duan të ndjekin modën gjatë gjithë dimrit, duhet të frymëzohen nga kreacionet më të fundit që janë shfaqur gjatë këtyre ditëve, nga disenjator ja Vjollca Llapashtica me Koleksionin Dimëror 2016/17, e cila e ka emërtuar “YOUR ËINTER HUG”.

“Dihet që dimrit bien temperaturat dhe ambienti, por e dhe rrethanat se ku jetojmë, punojmë dhe shëtisim në Kosovë nuk janë edhe aq të ngrohta. Ndaj  kam menduar që me këtë koleksion ta “përqafojë”  femrën duke i dhënë  asaj përveç dizajn të llojllojshme e që janë në trendet kryesore të këtij sezoni,  i jap edhe elegancë, komoditet ekstravagant,  pozitivitet etj, …” , ka thënë Vjollca, e cila flet me dashuri  të madhe për këtë koleksion edhe ndaj femrës.

Ajo në Koleksionin Dimëror 2016/17, ka sjellë dizajne të llojllojshme dhe të bukura si:  pallto të gjata dhe të shkurtër, fustane solemne dhe tejet elegant dhe të përditshëm,  pantolla, funa të shkurtër dhe të gjatë.

Dizajnet në fjalë  janë  shumë ngjyrshme me kombinime materialesh, kombinime nga më të guximshmet, plot stil, elegancë dhe kreativitet etj, siç e ka cekur edhe vetë me lartë dizajne që janë ne trendët kryesore të këtij sezoni.

Me një fjalë, në qoftë se po kërkoni të perfeksiononi garderobën tuaj, mjafton vetëm t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit të Vjollca Llapashticës.

Modelja e njohur Diana Avdiu, prezanton koleksioni e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat