Dy shpirtrat e Lady Gaga: Pse e titullova albumin ‘Joanne’

Bota e Yjeve

Dy shpirtrat e Lady Gaga: Pse e titullova albumin ‘Joanne’

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:59
Lady Gaga

Këngëtarja e famshme Lady Gaga thotë se ia ka dedikuar albumin e saj të fundit, të lançuar të premten e kaluar, hallës së saj: gruas që vdiq më 18 dhjetor 1974. Një datë që Lady Gaga e mban në lëkurën e krahut të saj të majtë.

Ajo është Joanne e cila ndërroi jetë në moshën 19 vjeçare për shkak të një sëmundjeje autoimune.

Një album shumë intim, autobiografik. “Me “Joanne” kam vendosur të ndaj historitë më të thella të jetës sime duke i transformuar në këngë që shpresoj se do të prekin ndjeshmërinë e atyre që i dëgjojnë,” ka thënë këngëtarja.

Në mesin e 11 këngëve, më prekëse padyshim është ajo me titullin “Joanne”. “ Tek mua qëndrojnë dy shpirtra: një thellësisht rebel dhe tjetri i përket motrës së babait tim. Kjo është arsyeja se përse e kam titulluar albumin, “Joanne”, është shprehur Gaga.

Joanne në fakt është emri i dytë i yllit të popit, Stefani Joanne Angelina Germanotta lindur në 28 mars 1986, 20 vite pas vdekjes së hallës Joanne nga e cila është inspiruar.

“Unë  nuk e kam njohur kurrë, -tha Gaga për Billboard në vitin 2011- por ishte një nga figurat më të rëndësishme në jetën time, kam ndjerë gjithmonë një lidhje të thellë me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat