Modelja bëhet hit në Instagram për shkak të ngjyrës së lëkurës

Bota e Yjeve

Modelja bëhet hit në Instagram për shkak të ngjyrës së lëkurës

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:12
Khoudia Diop

Një modele që është bërë hit në Instagram, ka treguar se si është përqeshur nga njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Khoudia Diop, 19 vjeçe, që e quan veten edhe “Perëndesha Melanin”, tha se ishte përqeshur shumë duke u rritur dhe ende merr komente negative nga njerëzit online.

Ylli senegalez, që jeton në Nju Jork, tha për Daily Online se dikur përballej me ata që e përqeshnin dhe ofendonin por se tani preferon “të mos u kushtojë vëmendje” dhe se fokusohet që ta dojë veten çdo ditë e më shumë.

Khoudia, që filloi modelimin para dy vitesh, ka bërë famë në Instagram javët e fundit duke mbledhur 220,000 ndjekës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat