Jolie dhe Pitt nxjerrin në shitje shtëpinë ku u martuan

Bota e Yjeve

Jolie dhe Pitt nxjerrin në shitje shtëpinë ku u martuan

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 09:45
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ajo u ka shërbyer si vend për martesën e tyre në vitin 2014 larg syrit të mediave.

Por, UsWeekly.com, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë rënë dakord për të nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre, e cila gjendet në jug të Farncës, përcjell Bota sot.

 “Shtëpia është vlerësuar dhe është në treg çdo ditë”, ka thënë një burim për Us Weekly, i cili gjithashtu ka vënë në dukje se etiketat mbi shishet e linjës së çiftit, e cila prodhohet në vreshta, nuk do të përfshijë më emrat e tyre.

Një tjetër burim shtoi se të dy kanë plane për të shitur të gjitha pronat e tyre të përbashkëta.

Brad dhe Angelina kanë blerë Château Miraval në vitin 2012 për rreth 60 milionë dollarë dhe u martuan atje më 23 gusht, 2014.

Ndryshe, çifti më I famshëm hollivudian, lajmëroi për divorcin para një muaji./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat