Kylie Jenner çmend në Snapchat, pa të brendshme vetëm me pëlhurë të bardhë

Bota e Yjeve

Kylie Jenner çmend në Snapchat, pa të brendshme vetëm me pëlhurë të bardhë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 21:30
Kylie Jenner

Ajo definitivisht nuk frikësohet që të tregojë publikisht linjat e saj trupore.

Kylie Jenner sërish ishte në disponim të enjtën mbrëma për të postuar disa fotografi tejet seksi në llogarinë e saj në Snapchat.

19 vjeçares i mjaftoi vetëm një pëlhurë e bardhë në pjesën e poshtme teksa sutjenat i kishte të larguara, e me duart mbulonte gjoksin e saj bombastik.

Pa të brendshme dhe pa make up, bukuroshja tregon edhe një herë pse mban statusin e një prej femrave më atraktive në botë.

Teksa pjesa lart e veshjes së saj është e realizuar me material të fortë dhe që mbulon plotësisht lëkurën e saj, pjesa e poshtme është vetëm një pëlhurë e hollë me ngjyrë të bardhë e cila zbulonte se për këto foto Kylie nuk përdori fare të brendshme.

Në foton tjetër ajo preferoi të mbulohet totalisht në një xhup të mëndafshtë, i cili as se si nuk e bëri atë të duket më pak atraktive.

Kylie ishte në disponim ditëve të fundit, duke shfaqur linjat e saj bombastike trupore. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat