Linda – modelja dhe grimerja e njohur, transgjinorja e parë shqiptare

Bota e Yjeve

Linda – modelja dhe grimerja e njohur, transgjinorja e parë shqiptare

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:32
Linda

Ndryshimi i gjinisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së bisedave të përditshme dhe të mediave rozë në përgjithësi.

E tillë do të jetë dhe historia e transgjinores shqiptare  Linda, me profesion modele dhe grimiere, e cila jeton prej vitesh në Itali.

Në daljen e parë publike të saj, sonte në Top Show Magazinë, Rei, do të rrëfejë fëmijërinë e saj, momentin kur kuptoi se ishte një femër në trupin e një mashkulli, nëse ishte zgjedhja e saj për të qenë femër dhe si e mori vendimin për të ndryshuar gjininë. 

Modelja 29 vjeçare do të shuajë kureshtjen për paragjykimet që ekzistojnë për të, mohimin prej babait  dhe si e shikon Shqipërinë e vitit 2016, tanimë si trasngjinore në krahasim me vitin 1999, kur ajo u largua si mashkull.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat