Kjo është 19-vjeçarja italiane, çmendi shqiptarin që luan me kombëtaren serbe

Bota e Yjeve

Kjo është 19-vjeçarja italiane, çmendi shqiptarin që luan me kombëtaren serbe

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 21:14
Asia Nuccetelli

Ajo është një personazh mjaft i njohur në Itali dhe natyrisht që do jenë të shumtë meshkujt që do t’i vardisen.

Asia Nuccetelli, 19 vjeç, është vajza e modeles së famshme italiane Antonella Mosetti.

Asia ka qenë në “Grande Fratello Vip” ku mori një famë edhe më të madhe dhe thotë se sapo ka dalë nga shfaqja, një futbollist i Serie A e ka bombarduar me mesazhe.

Bëhet fjalë për Adem Ljajiç, futbollistin që luan me kombëtaren e Serbisë.

Mesfushori i Torinos dhe kombëtares serbe i njohur për moskëndimin e himnit serb gjatë ndeshjeve për shkak të tekstit diskriminues ndaj muslimanëve dhe pakicave joserbe.

Adem Ljajic edhe pse nga të tjerat është etiketuar si boshnjak ai është mjaftuar duke thënë se është musliman.

Në të vërtete ai është lindur në Novi Pazar,Sanxhak dhe mbiemri i tij vjen nga fisi Lajiqëve, fis shqiptar mjaft i njohur i kësaj krahine, që është drejt asimilimit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat