Loçka e plazhit

Bota e Yjeve

Loçka e plazhit

Nga: A.Zh Më: 5 tetor 2016 Në ora: 11:47
Miranda Kerr

Ajo është një nga femrat më të bukura të Australisë.

Këtë Miranda Kerr e ka dëshmuar edhe në setin e fundit realizuar për kopertinën e revistës “Women 's Health”, përcjell Bota Sot.

Ylli 33-vjeçar ka ekspozuar format e saj mahnitëse e të patëmeta me bikine të ngjyrave të ndryshme, ku dominonin e zeza, rozë dhe e gjelbërta.

Ajo që bie në sy nga imazhet e shpërndara nga revista, është barku i sheshtë i nënës së një fëmije.

E fejuara e themeluesit të Snapchat-it Evan Spiegel, dikur bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom, shfaqet duke mbajtur një dërrasë sërfi.

Në këtë set, Kerr ka përdorur grim minimal, për të nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale, ndërsa flokët e saj të shkurta, i ka lënë thjeshtë të lëshuara.

Fotosesioni është bërë në plazhet e Malibusë, ndërsa revista do të dalë në treg në nëntor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat