Ish modelja e Victoria Secret, Miranda Kerr, u pa mahnitëse në Los Anxhelos, të enjten.
33 vjeçarja u kthye në LA, të mekurën, pasi kaloi kohë në Milan Fashion Week, transmeton Bota Sot.
Ajo dukej perfekte në çdo aspekt, teksa tregoi linjat trupore që do t’i dëshironte çdo femër, e veshur krejtësisht në të zeza.
Bukuroshja kishte veshur pantallona të zi dhe një bluzë poashtu të zezë, të shkurtër, që nxirrte në pah barkun e sheshtë dhe krahët.
Flokët i kishte lidhur dhe mbante syze dielli në sy.
Miranda mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e mrekullueshme./BS/