Brad Pitt tregon arsyen pse ka munguar në premierën e filmin

Bota e Yjeve

Brad Pitt tregon arsyen pse ka munguar në premierën e filmin

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:19
Brad Pitt/ Angelina Jolie

Brad Pitt ka munguar në premierën e filmt të tij më të ri.

Edhepse ai e ka pasur në plan të paraqitet në premierën e filmit të tij më të fundit, Voyage of Time, Brad Pitt ka vendosur të mos shkojë.

Ai për këtë ka dhënë një arsye mjaft të fortë, në një deklaratë të lëshuar për mediat dhe fansat.

Aktori ka thënë: “‘Voyage of Time’ nga Terrence Malik është një eksperiencë e bukur dhe unike, një film për fëmijët dhe famlije që tregon lindjen e kohës.”

“Unë jam shumë falenderues që jam pjesë e një projekti kaq edukues dhe fascinues, por momentalisht jam i fokusuar në situatën time familjare dhe nuk dua ta marr vëmendjen nga ky film i mrekullueshëm, për të cilin ju inkurajoj të gjithëve ta shikoni”, ka thënë Brad Pitt për People.

Ky vendim i Pitt është mjaft me vend, pasi e gjithë vëmdendja do të ishte në daljen e tij të parë pas divorcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat