Charlize Theron nuk njihet, transformohet tërësisht për rolin e ri!

Bota e Yjeve

Charlize Theron nuk njihet, transformohet tërësisht për rolin e ri!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 19:28
Charlize Theron

Charlize Theron duket se i ka vënë syrin një tjetër çmimi Oscar.

Bukuroshja 41 vjeçare fitoi një Academy Aëards në vitin 2004 duke shtuar 13 kilogramë për rolin e saj si vrasëse seriale në filmin “Monster”. Tashmë Theron duket se i është rikthyer metodave të vjetra pasi u shfaq me një figurë shumë më të plotë dhe të mbushur në sheshxhirimin e filmit të saj të ri “Tully”.

Pesha e shtuar ishte aq e dukshme sa dhe dramatike, që dëshmon edhe një herë përkushtimin e thellë të Charlize kundrejt aktrimit. Ajo luan rolin e një nëne me tre fëmijë dhe natyrisht që 3 shtatzani të kaluara nuk mund të përshtateshin me format zakonisht sexy të Charlize. Të shohim nëse do t’ia vlejë barra qeranë këtë herë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat