Princi William dhe Kate vizitojnë Kanadanë

Bota e Yjeve

Princi William dhe Kate vizitojnë Kanadanë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:33

Princi William dhe gruaja e tij Kate kanë mbërritur në provincën e British Columbia në Kanada për një udhëtim tetë ditor, gjatë të cilit do të shikojnë natyrën spektakolare dhe do të takohen me refugjatët dhe amerikanët vendas.

Çifti mbretëror së bashku me dy fëmijët, princ George i cili është 3 vjeç dhe motra e tij 16 muajshe Charlotte u prit në një ceremoni me nderime ushtarake nga kryeministri Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie.

“Kanadezët kanë dashuri të madhe për familjen mbretërore”,- tha Trudeau i cilu u prit në fillim të këtij viti në Buckingham Palace nga Mbretëresha Elizabeth II.

Princi William dhe gruaja e tij vizituan Kanadanë 5 vite më parë. Këtë herë ata do të shohin bukuritë natyrore të bregdetit të Paqësorit deri në veri të Yukon si dhe do të takohen me banorët vendas, shkruan “Daily Telegraph”.

Ndërsa dy fëmijët do të qëndrojnë me dadon e tyre në Viktoria, kryeqyteti i British Columbia, provincë e Kanadasë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat