Kështjella milionëshe e Angelina-s, që e mori pak kohë para divorcit

Bota e Yjeve

Kështjella milionëshe e Angelina-s, që e mori pak kohë para divorcit

Nga: Gresa Bajraktari Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:03
Angelina Jolie, Brad Pitt

Derisa divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt dukej i papritur, duket se Angelina e kishte bërë mendjen e saj të hapur më herët, përpara incidentit në mes të tij dhe fëmijëve.

DailyMail.com zbulon se aktorja kishte marrë me qira një shtëpi në Malibu, një javë para se të paraqiste kërkesën për divorc ose para se Brad të abuzonte ‘dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve’, transmeton Bota Sot.

Në fotografitë e publikuara për herë të parë, mund të shihet ‘strofulla’ luksoze e aktores 41 vjeçare.

ndërsa aktorja kishte shënuar 15 shtatorin si ndarja e dy vjetëve të saj dhe burrit, ajo kishte paguar 95,000 dollarë në muaj për atë dhe gjashtë fëmijët e saj.

Një burim i afërt me aktoren ka treguar se ajo e ka marrë shtëpinë me qira, tek oqeani, tre javë para se të paraqiste kërkesën për divorc në Gjykatën e Los Anxhelos, me 19 shtator.

Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, pesë banjo dhe ka vlerën prej 12 milionë dollarësh.

Kompleksi është i përkryer për të mbajtur veten dhe fëmijët larg nga sytë e të gjithëve dhe burri i saj, tashmë i panjohur.

Shtëpia është e vendosur në malibu, me shum të famshëm si Owen Wilson, Rick Rubin, Anthony Hopkins, Julia Roberts, Sean Penn, dhe Matthew McConaughey si fqinjë.

Ylli është përkujdesur që të ketë siguri të madhe, duke vendosur truproje tek portat.

Madje ajo kishte angazhuar njerëzit e saj që të dalin për t’i blerë gjërat e nevojshme, pa dalur ajo vetë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat