‘Dashuria në shikim të parë ekziston’, Victoria ishte e dehur kur takoi David

Bota e Yjeve

‘Dashuria në shikim të parë ekziston’, Victoria ishte e dehur kur takoi David

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 shtator 2016 Në ora: 10:33
Victoria Beckham

Victoria Beckham ka folur me sinqeritet për rënien në dashuri në shikim të parë me burrin e saj David Beckham, pasigurinë në vete në adoleshencë dhe për zgjedhjet e shumta të modës gjatë viteve.

Çifti më i famshëm në histori të dashurisë është dokumentuar zellshëm gjatë 19 viteve, por tani ish anëtarja e Spice Girl ka zbuluar më shumë detaje, duke treguar se ajo ishte e dehu kur u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj futbollist, transmeton Bota Sot.

Ajo ka mbuluar kopertinën e British Vogue për muajin tetor dhe 42 vjeçarja i shkroi një letër vetes së saj të re, në atë kronikë që ajo filloi historinë e dashurisë, para se të diskutonte pasiguritë e saj në adoleshencë.

Historia e Victoria dhe David ka filluar pasi ai e pa videon e hitit Say You'll Be There të grupit Spice Girl në vitin 1996 dhe ai deklaroi: Kjo vajzë është për mua dhe unë do të shkoj ta marrë atë. Ajo është ideja e përsosmërisë sime. E di se nëse ajo më do mua, ne do të jemi bashkë përgjithmonë”.

Pas këtij deklarimi, zeshkanja bukuroshe u nis për në Manchester United, për ta parë ndeshjen e futbollistit dhe e pranoi se u dashurua në shikim të parë.

Në letrën drejtuar vetes ajo shkruan: “Mësoni më shumë për futbollin, sidomos për rregullat offside. Dhe po, dashuria në shikim të parë ekziston. Kjo do të ndodhte në sallën e pritjes së lojtarëve të Manchester United, edhe pse jeni pak i dehur, kështu që të dhënat e sakta do të jenë në mjegull”./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat