Miss BumBum i lutet Messit: Më zhblloko në Instagram

Bota e Yjeve

Miss BumBum i lutet Messit: Më zhblloko në Instagram

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:09
Suzy Cortez (Miss BumBum)

Modelja braziliane e Playboy e kurorëzuar si Miss Bumbum 2015 i ka drejtuar një lutje publike Lionel Messit që ta zhbllokoj llogarinë e saj në Instagram.

Miss BumBum ka nisur në rrjetet sociale një fushatë të shoqëruar me hashtagun #UnBlockMeMessi ku u ka kërkuar 900,000 fansave të saj që ta ndihmojnë në këtë objektiv. 

Sipas 26-vjeçares, Suzy Cortez (Miss BumBum), bllokimi nga ana e Messit duhet të ketë ardhur si kërkesë e gruas së këtij të fundit.

Miss BumBum ka postuar një sërë fotosh të së pasmeve të saj duke pasur të veshur bluzën e Messit, e sipas saj kjo gjë nuk duhet t’i ketë pëlqyer bashkëshortes së futbollistit argjentinas, Antonella Roccuzzo-s

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat