Drake i shpall dashurinë Rihanna-s: “E dua që kur isha 22 vjeç”

Bota e Yjeve

Drake i shpall dashurinë Rihanna-s: “E dua që kur isha 22 vjeç”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 29 gusht 2016 Në ora: 10:07
Rihanna, Drake

Drake i ka treguar botës se ka qenë i dashuruar në Rihanna-n që në të njëzetat e hershme, derisa i dha asaj çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award, të dielën mbrëma.

29 vjeçari i cili ka qenë në lidhje romantike me Rihanna-n, bëri një shfaqje me të në skenë, derisa i dha çmimin, transmeton Bota Sot.

“Ajo është dikush që unë kam qenë i dashuruar që kur kam qenë 22 vjeç”, tha Drake, i cili e pranoi se mbajti një fjalim të gjatë dhe me ngjyra të ndezura në nder të Rihanna-s, menjëherë pas 4 performancave të saj në MTV Video Music Awards.

Shfaqja e Drake i bëri fansat të mendojnë se ai do t’i propozonte Rihanna-s, kur ai ia ndau çmimin.

“Ajo është një nga miqtë e mi më të mirë në botë. Gjithë jetën time të rritur e kam shikuar atë, edhe pse është më e re se unë”, shtoi Drake.

“Ajo është një legjendë e gjallë, që frymon në industrinë tonë, zonja dhe zotërinj, fituesja e çmimit Michael Jackson Vanguard Award for 2016, Rihanna”.

Derisa Rihanna e puthi atë në faqe, ai e vazhdoi duke e puthur këngëtaren në qafë.

Dyshja dukeshin për mrekulli, teksa Rihanna mahniti me pamjen./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat