Drake i bën befasi romantike Rihanna-s, ja reagimi i saj

Bota e Yjeve

Drake i bën befasi romantike Rihanna-s, ja reagimi i saj

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 27 gusht 2016 Në ora: 15:46
Rihanna

Zërat se ata janë më shumë se miq i kanë rrethuar tash e disa muaj këngëtaren Rihanna dhe reperin Drake.

Dhe, Drake bëri që të mos ndalen fjalët, teksa i bëri një befasi romantike ish të dashurës, transmeton Bota Sot.

Rihanna ka shpërndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram, që tregon një bilbord, ku shkruan: “Urime për Rihanna dhe Drake dhe të gjithë në OVO”.

28 vjeçarja që ka qenë më parë në lidhje me Drake dhe tani janë rikthyer sërish bashkë, ka shkruar “Kur ai është ekstra”, përbri fotos, duke i shtuar një zemër dhe një emoji trofe.

Këngëtari i hitit Hotline Bling ka përgëzuar Rihannan për MTV Video Music Awards, që o të mbahet këtë fundjvaë.

Këngëtarja do të marrë çmimin prestigjioz Michael Jackson Video Vanguard Award, të dielën në ceremoninë dhe do të performojë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat