S’ka si ajo

Bota e Yjeve

S’ka si ajo

Nga: Gresa Bajraktari Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:30
Rita Ora

Duke gjykuar nga zgjedhja e veshjeve të saj, është e qartë se Rita Ora e ka marrë shumë seriozisht rolin e saj në America's Next Top model.

25 vjeçarja ndërroi paraqitjen e saj, nga një veshje ngjyrë vjollcë, që tregonte këmbët seksi dhe një palë taka metalike, në një fustan të zi, të gjatë, me një pjesë  të tejdukshme në pjesën e sipërme, derisa ajo doli në New York, të enjten mbrëma, transmeton Bota Sot.

Fustani i gjatë kishte një të çarë, që zbulonte këmbët seks të Ritës, që kishte veshur poashtu një palë taka të zeza.

Me flokët e lidhura dhe me grim, Rita shkëlqeu dhe bëri të qartë se s’ka si ajo, se është e veçantë në stilin e saj./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat