Rita shkëlqen si rreze dielli

Bota e Yjeve

Rita shkëlqen si rreze dielli

Nga: Gresa Bajraktari Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:14
Rita Ora

Ajo ka një garderobë të plotë të rrobave që të infektojë sytë e të tjerëve.

Dhe, 25 vjeçarja Rita Ora u pa teksa shkëlqente me një fustan, kur po shkonte për të xhiruar episodin e ardhshëm të America's Next Top Model, transmeton Bota Sot.

Këngëtarja e hitit ‘Shine Your Light’ dukej joshëse, me fustanin e gjatë, të stolisur me vija metalike.

Bukuroshja ecte me vetëbesim, derisa ishte e sigurtë se të gjithë sytë ishin tek ajo.

Flokët i kishte lënë të valëzuara dhe kishte një grim ndryshe, që i përshtatej veshjes.

Poashtu, Rita u pa teksa po fotografohej me një fanse, kur hipi në veturë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat